E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashani Rama pergjegjes per ngjarjet e 21 janarit

Deputetja e PD-se Arenca Trashani ka akuzuar liderin e PS-se per organizimin e protestave te 21 janarit. Edi Rama eshte njeriu qe orkestroi sulmin ndaj institucioneve kushtetuese orkestroi nje sulm kunder demokracise. Them orkestroi sepse vete u fsheh si frikacak dhe turri njerezit e pafajshem ne drejtim te institucioneve. Pas nje viti akoma ska pasur burrerine tu kerkoje falje shqiptareve. Cili eshte ai prokuror ne bote qe pas nje baterdie ndaj institucioneve leshon urdher arresti per gjithe zinxhirin e Gardes Megjithate ne do te vazhdojme te kerkojme zbardhjen e detajeve te ngjarjes tha Trashani. Ndersa deputeti socialist Pirro Lutaj ka bere publike disa shifra alarmante per perkeqesimin e rendit ne Shqiperi ne tre vitet e fundit. Nga burime brenda Policise se Shtetit flitet per nje gjendje alarmante te rritjes se krimit kunder jetes ne vend. Po ju jap vetem disa shembuj. Krimi i vrasjes eshte rritur ne periudhen 2008-11 me 75. Krimi i vjedhjes me dhune eshte rritur me 93 ndersa vjedhjet me arme nga 2008-2011 jane dyfishuar raportoi socialisti Lutaj. Ndersa deputeti i PS-se Bizhga kerkoi doreheqjen e ministrit Nishani per vrasjet e ndodhura kohet e fundit. Keshtu i beni nder dhe vetes. Se Saliun heret apo vone do ta heqe populli me hir apo pahir per te gjitha te keqijat e paudhesite qe i ka bere e po i ben ketij vendi tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›