E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla-Berishës: Sqaro lidhjet me Ali Evsen dhe Fazlliç. Topalli: Mos fol marrina. Rama ka fillu me këndu Zhak Brelin

Share

Berisha- Ali Evsen

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, është diskutuar edhe për ndryshimet në legjislacion, që kanë të bëjnë me pastrimin e parave. Deputeti socialist, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij, ka akuzuar kryeministrin Berisha, si njeriun që është bërë teknik I pastrimit të parave. Sipas tij, mjafton të përmenden këtu lidhjet e tij me Damir Fazlliç apo Ali Evsen, që është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kryeministri duhet të sqarojë lidhjet e tij me personat që kryejnë transaksione të dyshimta financiare. Berisha duhet të sqarojë marrëdhëniet e dyshimta me Damir Fazlliç dhe me shtetasin turk Ali Evsen, që është shfaqur shpesh herë në krah të Berishës nëpër dreka apo darka. Berishën po e shohim si një teknik të parave të pista që lëvizin në Shqipëri, ka thënë Balla.

Menjëherë pas fjalës së këtij të fundit ka ardhur edhe reagimi i Topallit, e cila i ka thënë deputetit socialist po të merret goja. Kështu ndodh me njerëzit që flasin marina pa fund, u merret goja.

Ddisa minuta më vonë, pas përfundimit të fjalës së deputetit tjetër socialist, Artan Gaçi, Topalli është kapur me Ramën.

Ka fillu me këndu Zhak Brelin (Zak Brel). Zhak Brelin me hijen e Jozefinës. Po i thoni more, nuk zgjidhet presidenti duke këndur Zhek Brelin more zotëri, tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›