E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Zaganjori ka gjetur konsensus të përgjithshëm, nuk tërhiqemi nga ai

Share

Ashtu si edhe kryeministri Berisha, kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një conference për shtyp, pas takimit me Saninon, ka thënë se Xhevair Zaganjori është një kandidaturë që ka gjetur konsensus. Ai ka thënë se mazhoranca nuk ka arsye për tu tërhequr nga kandidatura e Zaganjorit.

Mazhoranca është e bindur se zoti Zaganjori i ka të gjithë cilësitë që ofrojnë një konsensus. Qëllimi ka qënë dhe mbetet konsensusi politik, por edhe raporti me qytetarin dhe opinionin publik dhe zoti Zaganjori n.q.se nuk arrin të parën, të dytën e arrin, pasi emri i tij ka gjetur konsensusin e përgjithshëm, tha Meta.

Ai përsëriti se do t1i qëndrojë marrëveshjes me PD-në për zgjedhjen e presidentit, ndërsa theksoi se kandidati i maxhorancës për president, Zaganjori, i plotëson kriteret për të qenë konsensual.

Metatha se opozitës i janë krijuar hapësira dhe mundësi që të bëjë propozimet e saj, ashtu siç maxhoranca ka përzgjedhur midis shumë të tjerave Zaganjorin, dhe ka qenë e bindur se cilësitë e tij sjellin konsensusin.

Vështirë të gjesh një kandidat tjetër që ta kenë votuar të dy palët, me pak përpjekje s`ka asnjë arsye për të arritur konsensus thaMeta.

Lidhur me kandidaturën e Fatos Nanos,Metatha se ai ka kontribuar në gjithë këtë proces për ta bërë sa më publik dhe të debatueshëm, por unë kam theksuar gjithmonë se LSI do t`i qëndrojë marrëveshjes me PD-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›