E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kandidatura e Zaganjorit është konsensuale, ka mbështetje të gjerë politike dhe publike

Share

Kryeministri Berisha e siguroi drejtorin e përgjithshëm për zgjerimin në KE, Stefano Sanino se procesi i përzgjedhjes së presidentit është i bazuar në negociata dhe konsultime dhe në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës, thuhet në një deklaratë të Kryeministrisë, pas takimit të Berishës me Saninon.

Në takimin me Sanninon, Berisha shprehu besimin se procesi që po zhvillohet në Parlament dhe kandidatura e ofruar nga mazhoranca, përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit publik.

Gjithashtu, shefi i qeverisë e siguroi drejtorin për zgjerimin në KE se mazhoranca do të angazhohet plotësisht për përmbylljen sa më të shpejtë të reformave, në përputhje me rekomandimet dhe prioritetet që Shqipëria ka në procesin e integrimit.

Kryeministri Berisha vlerësoi gjithashtu angazhimin e Komisionit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në ndihmën që i jep Shqipërisë për çuarjen përpara të reformave të nevojshme për integrimin evropian, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›