E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e pallatit në Gjirokastër, prokuria jep pretencën

Hyn në fazat e fundit procesi gjyqësore ndaj të akuzuarve për tragjedinë e 9 nëntorit në Gjirokastër.
Në seancën e radhës, së zhvilluar në Gjykatën e Gjirokastrës, prokuroria e rrethit tha pretencën për të pandehurit.
Prokuroria ka kërkuar dënimin më të lartë për administratorin e firmës "Arti SHPK" e cila po kryente punimet në afërsi të pallatit të shembur.
Prokuroria ka kërkuar 21 vjet burg për Sotiraq Janorën mbi të cilën rëndon akuza e vrasjes dhe e shkatërrimit të pronës.
Janora është i vetmi i pandehur që gjykohet në gjendje arresti me burg.
Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtore edhe në sekretares së bashkisë së Gjirokastrës Afërdita Papamihalin, nën akuzën "shpërdorim të detyrës" dhe dënimin e saj me 3.6 vjet burg.
Edhe për të pandehurit Admir Shehajn e Alfred Mamanin prokuroria kërkoi dënimin e tyre me 3.6 vjet burg, ndërsa i kërkoi gjykatës 3 vjet për inxhinierin e firmës Gjergji Mece.
Akuza kërkoi dënimin me 1 vit burg për Leonard Mustafarajn dhe Petrit Maksutin punonjës i policisë bashkiake.
Seance e radhës do të zhvillohet më 2 nëntor, kur do të dëgjohet fjala e palës mbrojtëse. Më pas Gjykata do të tërhiqet për të marrë vendimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›