E Martë, 3 Nëntor 2026

Balla: Do i shkojmë deri në fund “21 Janarit”. Pas 2 ditësh niset për në Itali predha që vrau Aleks Nikën

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka dekluar se pas vendimit shterues të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për ngjarjen e 21 Janarit 2011, janë krijuar kushtet për të nisur hetimet për veprimet e autoriteteve ekzekutive.

Ministri Balla dha lajmin se brenda dy ditësh, predha që vrau Aleks Nikën do dërgohet për ekspertim në Itali.

“Sot jemi në kushte të reja të krijuara pas një vendimi shterues të Gjykatës. Në dritën e këtij vendimi edhe policia ka identifikuar detyrat që kanë lidhur lidhur me plot çështje, që hidhen me hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive por edhe zinxhirin komandues,” tha Balla.

Sipas tij, pas një vendimi shterues të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut edhe Policia e Shtetit ka ndarë detyrat që i takon që lidhen me hetimin e veprimeve të autoriteteve eksekutive menjëherë pas ngjarjes.

“Është në detyrën e të gjitha institucioneve për shkak se vrasja e 2 prej 4 personave është konsideruar si vrasje pa autor. Prokuroria i ka mundësitë të vijojë, vendimi i gjykatës është urdhërues, e kemi përkthyer e kemi gati me të gjitha konkluzionet për hetimin e plotë, ku gjykata e vendos theksin te pjesa e zinxhirit komandues,” tha ndër të tjera Balla.

Vendimi hap një rrugë të re që policia do ti shkojë deri në fund, pas dy ditësh niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa cenuar sekretin hetimor, për të pasur një konkluzion për këtë çështje.

“Këtej e tutje s’do ketë asnjë hapësirë abuzimi, pasi vendimi është i detyrueshëm për zbatim tej emocioneve që mund të kemi secili prej nesh. Këtu flas si ministër, jo si protestues i 21 Janarit 2011,” tha Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›