Irak, Tarik Azizi dënohet me 7 vjet burg
Ish - zëvendëskryeministri irakian, Tarik Aziz, është dënuar me 7 vjet burg, për rolin e tij në zhvendosjen e dhunshme të kurdëve nga pjesa verilindore e Irakut, gjatë sundimit të Sadam Huseinit. Në mars ai u dënua edhe me 15 vjet për rolin e tij në vrasjen e disa tregtarëve për shkeljen e çmimeve shtetërore të naftës në vititn 1992. Avokatët thanë se të dy dënimet do të bashkohen, kështu që 73-vjeçari Tarik Aziz do ta mbajë dënimin prej 22 vjetësh burgim.