Balla: "Gerdeci", qeveria u thirr zyrtarisht e pandehur
Socialistet e quajne "te pandehur" qeverine dhe ministrat, ne menyre te vecante, Fatmir Mediun, qe dy dite me pare u thirr ne rolin e te pandehurit ndaj nje krimi. Socialisti, Taulant Balla tha se PS i ka denoncuar afera te tilla korrupsioni, ne qender te se cilave, ne shumicen e rasteve sipas tij, eshte kryeministri me familjaret dhe ministrat e tij, deputete te partise demokratike apo ndonje zedhenes i keqperdorur, ka dale me vrap per te thene se, denoncimet dhe deklaratat tona jane genjeshtra dhe te paverteta. "Qeveria u thirr zyrtarisht e pandehur. U thirr e pandehur e gjithe qeveria aktuale. Qe dje ish-ministri i Mbrojtjes drejtpersedrejti, dhe Sali Berisha moralisht, jane zyrtarisht te pandehurit e ketij krimi", theksoi Balla, duke permendur faktin, se selia roze prej kohesh e ka denoncuar nje shkelje e korrupsion te tille. Po keshtu dhe se kryeministri Sali Berisha, po na turperon ne syte e gjithe botes.