Konferenca gjyqesore, gjyqtaret rezolute per nje projektligj
Tirane- Konferences gjyqesore, gjyqtaret ne vend i jane drejtuar dje me nje rezolute te perbashket per hartimin dhe miratimin e nje projektligji. Rezoluta i eshte derguar dje Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, kryetares se Kuvendit Jozefina Topallit, Keshillit te Ministrave dhe ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. "Si rezultat i nje bashkepunimi te mire me Ministrine e Drejtesise dhe me Gjyqesorin, jane hedhur hapat e pare ne rrugen e duhur per hartimin dhe diskutimin e nje projektligji per organizimin dhe funksionimin e Konferences Gjyqesore Kombetare. Kemi besimin se ky bashkepunim do te vazhdoje ne menyren e duhur, ne respektim te nje procedure diskutimi gjitheperfshirese dhe transparente, me qellim realizimin e nje standardi demokratik te kryerjes se procesit te miratimit te ketij ligji", argumentonin ne rezolute pjesetaret. Sipas tyre nevojitet qe realizimi i ketij projektligji, te behej ne nje kohe sa me te shpejte qe te jete e mundur. "Realizimi i ketij procesi kerkon bashkepunim, perkushtim, vullnet te mire te institucioneve kompetente te tre Pushteteve: Gjyqesor, Ekzekutiv dhe Legjislativ", thuhej me tej. Per pergatitjen e kesaj rezolute kane marre pjese kryetaret e Gjykatave te Shkalles se Pare, te Gjykatave te Apelit dhe Gjykates se Larte, kryetaret e Shoqatave te Gjyqtareve (Shoqata Kombetare e Gjyqtareve dhe Unioni i Gjyqtareve), si dhe ne prani te perfaqesuesve te organizatave nderkombetare, Misioni EURALIUS II, OPDAT dhe OSBE.