E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Prokuroria, instrument politik

Rozeta Rapushi

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sulmoi ashper dje nga Kuvendi, Prokurorine e Pergjithshme, se po abuzon ne akuzat ndaj tij per tragjedine e Gerdecit. Vetem nje dite pas komunikimit te akuzave nga prokuroria, Media tha prere ne Kuvend, se ai nuk ka asnje pergjegjesi ligjore per tragjedine e Gerdecit. Ish-ministri e quajti hetimin e prokurorise, tendencioze dhe aspak serioze. "Prokuroria kerkon te laje duart duke cuar me shume se 20 veta nga Ministria e Mbrojtjes, si pergjegjes per tragjedine e Gerdecit", u ankua Mediu, duke theksuar se "nuk duhet te lejohet organi i akuzes te perdoret si nje instrument i politikes". Sipas tij, nese Prokuroria kthehet ne instrument te politikes, kjo jo vetem qe eshte e turpshme, por eshte e rrezikshme. Ish ministri u shpreh se aktet e fundit te prokurorise, nuk ishin te papritur per te, pasi veprimet e ndermarra nga ky institucion ndaj tij qe ne fillim me kerkesen per heqjen e imunitetit jane tendencioze. Duke ironizuar mbi akuzat e reja te prokurorise sipas Mediut, ndryshimi i shpeshte i tyre, tregon mungesen e seriozitetit nga organi i akuzes. Sipas ish ministrit, nje vit me pare, Prokuroria pretendoi se ai anashkaloi ushtrine per rastin e Gerdecit, ndersa dje i komunikoi se ish-Ministri ka bashkepunuar me ushtrine per cmontimin e armeve ne ate zone. "Kam vleresuar cdo pune dhe uniformen e ushtarakut. Jam krenar per punen qe kam bere me ta, pa mohuar padyshim edhe kontributin e gjithsecilit. Prokuroria nderroi akuze, duke me akuzuar se kam bashkepunuar me ushtaraket e Mbrojtjes. Po, kam bashkepunuar se kjo ka qene detyra ime si minister dhe jam i nderuar per kete", u shpreh kreu republikan. Ai vijoi se prokuroria e akuzoi se ka mbrojtur nje kompani shqiptare, me pas nje amerikane, te quajtur SAC. "Me akuzuan se kam bashkepunuar me Delijorgjin. Une them se kam bere demontimin ne baze te ligjit. Dje prokuroria me akuzoi se nuk kam zbatuar MSA sa i perket demontimit te armeve. Bashke me mua dhe 20 ushtarake, pra gjithe Ministrine. Ndersa mua si minister me quan pergjegjes qe nuk kam dijeni per sigurine demontimit te armeve, fabriken, pse u zgjodh Gerdeci, si behej transportimi i armeve", vijoi ankesat ish ministri. Ne keto kushte, ai theksoi edhe njehere se ne postin e ministrit ka zbatuar gjithcka ne nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit ne kete drejtim dhe nuk pranoj asnje akuze tendencioze. Nderkohe qe permendi se nuk ka pasur asnje perfitim vetjak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›