E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI-PGJSH: Bashke ne zgjedhjet parlamentare

Levizja Socialiste per Integrim, nenshkruan marreveshje me Partine e Gjelber Shqiptare, per daljen ne nje koalicion te perbashket ne zgjedhjet e 28 qershorit. Kur i ndajne vetem kater muaj nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, LSI po krijon infrastrukturen e duhur per te konkurruar ne keto zgjedhje. Pas nenshkrimit te marreveshjes, lideri i kesaj partie, Ilir Meta, shprehu kenaqesine per nenshkrimin e marreveshjes me Partine e Gjelber Shqiptare, duke theksuar se: "Eshte marreveshja e pare per koalicionin fitues te zgjedhjeve te 28 qershorit. Une besoj se marreveshja qe ne nenshkruajme sot me Partine e Gjelber Shqiptare, eshte shume e rendesishme per vete dimensionin programor dhe angazhues te LSI dhe te gjithe koalicionet qe ne po ndertojme dhe konfigurojme", deklaroi Meta gjate nje prononcimi per mediat. Sipas tij, ky koalicion behet ne menyre qe t'u premtohet gjeneratave te sotme, por edhe te ardhshme, nje angazhim solemn, se do te punojne per nje mjedis te gjelber. Nderkaq, Edlir Petanaj, kryetari i Partise se Gjelber Shqiptare, deklaroi se ne kete koalicion nuk vinte thjesht si Parti e Gjelber e Shqiperise, por vjen edhe si dega e Partise se Gjelber Evropiane ne Shqiperi. "Mjedisi eshte plaga kryesore e shoqerise sone. Prandaj, programi i Partise se Gjelber, i cili po implementohet edhe ne nje pike te kesaj marreveshjeje, do te jete nje nga programet me te mira te mjedisit qe do te paraqese koalicioni yne i perbashket, per zgjedhjet e 28 qershorit", deklaroi pas nenshkrimit te marreveshjes, Edlir Petanaj. D.Dedej

KANDIDIMI

Kryetari i Partise se Gjelber ne Shqiperi prezantoi perfaqesuesin e saj, ne listen e kandidateve per deputete te kesaj partie per Qarkun e Tiranes, Sazan Guri. "U bashkuam sepse per here te pare programi mjedisor, nuk eshte ne faqet e fundit", deklaroi Guri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›