Balla: Komision të ri hetimor

Partia Socialiste kërkon një komision të ri hetimor i cili të kryesohet nga opozita e cila duhet të gëzojë edhe shumicën në këtë komision. Deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar se komisioni i miratuar me votat e maxhorancës është bere nul nga rezoluta e Parlamentit Europian, duke theksuar se duhet një komision të ri që ka mandat për hetimin e materialeve elektorale pasi zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm nga transparenca e zgjedhjeve parlamentare.
Duke iu referuar rezolutes së PE-së , deputetit Balla ka theksuar se kriza duhet zgjidhur sa më shpejt pasi rrezikohen proceset integruese të vendit .