Fushë-Krujë/ Aksident, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një i vdekur e tre të plagosur në një aksident rrugor në Fushë-Krujë. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Arameras ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mendohet se viktima është drejtuesi i një prej automjeteve.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të plagosurve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje.