Balla Mbrojtja e Kulicit nga Basha e papranueshme
Akuzat publike te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti kane fituar vleren edhe te nje deshmie qe po ve ne levizje nje proces te ri politik nga Partia Socialiste. Degezimi korruptiv qe buron nga qeveria dhe Kryeministri dhe te cilin selia roze po e denoncon cdo dite ka prekur kete radhe nje element jo origjinal nese mund te thuhet keshtu por i eshte referuar fakteve te dala nga brenda koalicionit. Sali Berisha-Lulzim Basha ndashAgron Kulici eshte trinomi i shenjuar dje ne sulmin socialist te deputetit Taulant Balla i cili e ka cilesuar heshtjen e organeve hetimore te pajustifikueshme. Sot ne Shqiperi nese nje nga drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit akuzohet per kontrabande nafte ne permasa jashtezakonisht te medha ai mund te vazhdoje te perdore postin i sigurt sepse gezon mbrojtjen e pakushtezuar te ministrit te Brendshem dhe te Kryeministrit. Sot Shqiperia ka nje zevendesdrejtor te pergjithshem policie i cili eshte akuzuar publikisht jo nga opozita por nga ministri i Ekonomise deri para dy javesh ne qeverine e Sali Berishes se drejton nje rrjet te madh kontrabande te naftes virxhin tha ai. Balla shprehu shqetesim rreth situates se krijuar se fundmi e cila pervec korrupsionit sipas tij po manifeston edhe nje krize te sistemit te drejtesise. Si reference per kete gje ai ka permendur ceshtjen Basha subjekti i se ciles ministri aktual Lulzim Basha ridel ne skene ne qender te nje afere te denoncuar nga opozita. Ne cilin vend demokratik mund te imagjinohet qe Policia e Shtetit ti dale ne mbrojtje nje zyrtari te larte te akuzuar per nje krim kaq te rende A nuk eshte kjo mbrojtje e papranueshme nje sjellje qe hedh hije te forta dyshimi mbi perfshirjen e qeverise ministrit Basha dhe Sali Berishes ne kete afere Rasti i Agron Kulicit i cili nga roje trupore i Sali Berishes behet brenda nates zevendesdrejtor i pergjithshem i policise per tu shnderruar me pas ne te dyshuar per kontrabande nafte tregon me se miri se cnivele ka arritur korrupsioni e kapja e shtetit ne Shqiperi. Pak kohe me pare ministri Basha i shpetoi burgut per aferen korruptive 230 milione euro per shkak te gjunjezimit te drejtesise perballe presionit politik te Sali Berishes tha Balla duke kerkuar nga prokuroria nisjen e hetimeve.