Balla Meta shembelltyra e korrupsionit
Partia Socialiste i rikthehet akuzave ndaj kreut te LSI-se Ilir Meta lidhur me videon e transmetuar ne media. Ne kunderpergjigje me akuzat e kreut te LSI-se ndaj kryetarit te opozites Edi Rama deputeti socialist Taulant Balla tha se Ilir Meta eshte turpi i kombit dhe se 21 janari ishte proteste dhe shperthim i zemerates se shqiptareve kunder korrupsionit te kesaj qeverie. Kemi pare Ilir Meten qe viziton strukturat e LSI-se a thua eshte pjese e normalitetit dhe se korrupsioni mund te jete platforme elektorale per te marre votat e qytetareve. Ilir Meta eshte shembelltyra e korrupsionit. Kjo eshte deshmia me e qarte se cfare ndodh ne zyrat e shtetit shqiptar ku zevendeskryeministri fiton mijera euro me shume se cmund te fitonte me pune te ndershme ne nje jete te tere theksoi Balla ne nje deklarate per mediat.