Garda sjep regjistrin e urdhrave
Pak dite me pare organi i akuzes i eshte drejtuar me nje kerkese Gardes se Republikes per te marre serverin e qendres operative te radio-nderlidhjes. Kerkesa eshte bere me qellim dokumentimin e veprimtarise se Gardes para gjate dhe pas demonstrates se 21 janarit ku ndodhi vrasja e tre personave dhe plagosja e disa te tjereve. Sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme kerkesa e bere nga organi i akuzes eshte refuzuar nga Garda e
Republikes. Kjo e fundit ne pergjigje te kerkeses se Prokurorise eshte shprehur se Garda nuk e ka nje qender te tille operative ku te ruhen ne menyre kompjuterike komunikimet drejtues-efektiv apo efektiv-efektiv. Parimisht Garda e Republikes ashtu si policia dhe ushtria duhet te kene nje qender operative te radio-nderlidhjes. Kjo qender te pakten ne rastin e ushtrise dhe policise mundeson komunikimin e efektivave me njeri - tjetrin si dhe komunikimin e drejtuesve me efektivat ne terren. Qendra operacionale e radionderlidhjes kryen funksionin e ngjashem me sallen e radiove marrese-dhenese te policise duke ruajtur te gjitha komunikimet qe jane kryer. Mbi kete baze Prokuroria ka kerkuar materialet e ruajtura ne pajisjen qendrore te kesaj qendre operative te Gardes se Republikes. Te pakten deri diten e djeshme Prokurorise nuk i eshte dhene drite jeshile per tu njohur me materialet ne fjale. Sipas saj te dhenat e kerkuara paraqesin rendesi per verifikimin perfundimtar nese efektivat e Gardes kane qelluar me urdher dhe nese ka pasur urdher nga kush eshte dhene ai.
Perplasja me Garden
Kerkesa e Prokurorise per te marre regjistrin e komunikimeve mes efektivave te Gardes per daten 21 janar dhe refuzimi per dhenien e saj eshte perplasja e trete mes dy institucioneve. Incidenti i pare ndodhi pasi Prokuroria e Tiranes firmosi gjashte urdher-arreste per komandantin e Gardes dhe drejtuesit e pese njesive ne oren 0700 te dates 22 janar 2011. Policia refuzoi te zbatoje urdhrat e ndalimit te Prokurorise pasi sipas saj ne listen e personave qe duheshin ndaluar ishin bere gabime deri edhe ortografike me citimin e emrave. Pak dite me pas nje prokuror i Prokurorise se Tiranes u paraqit prane Gardes se Republikes per te bere dokumentimin e plagosjes se efektivave te ketij institucioni. Prokurori nuk u lejua fillimisht te hynte ne ambientet e Gardes dhe vetem pas 40 minutash pritje e sqarime mundi te kryente verifikimin e 81 gardisteve te plagosur nga te cilet 53 kishin lendime me te renda. Nje tjeter perplasje mes Prokurorise dhe Gardes u konsumua ne Drejtorine e Policise se Tiranes kater dite pas 21 janarit. Gardistet u paraqiten aty te armatosur ndersa Prokuroria nuk pranoi te kryente asnje procedure hetimi per sa kohe policia nuk kishte zbatuar urdhrat e ndalimit.
TRAZHGIM SOKOLAJ