E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie ne lume makina e policise

/ /

Burime te policise pohojne se eshte lenduar shefi i Komisariatit te rrethit Diber Alush Bunguri dhe dy vartes te tij. Megjithese prej ditesh drejtues dhe punonjes te komisariateve te policise Diber Mat e Bulqize u benin thirrje drejtuesve te makinave te benin kujdes ne rruget e pushtuara nga bora dhe akulli vete drejtuesit e policise Peshkopi duket se nuk jane treguar te kujdesshem duke vene jeten e tyre ne rrezik. Makina e policise lokale e drejtuar nga shefi i logjistikes Diber Roland Margjoka ka lene rrugen nacionale ne vendin e quajtur Ura e Topojanit rreth 3 km larg Maqellares. Mjeti me te cilin udhetonte Bunguri Margjoka dhe Erjon Perlesha ka rene te pakten 30 metra duke ndaluar buze lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e te premtes teksa tre efektivat e policise po udhetonin nga Dibra ne drejtim te Tiranes por ai eshte bere i ditur vetem dje paradite pasi nuk ka pasur nje deklarate zyrtare ne lidhje me ngjarjen e ndodhur. Burime informacioni sqaruan se nje makine police ka perfunduar ne humnere buze lumit Drin i Zi ne rrugen nacionale te Dibres. Si pasoje e ketij aksidenti ka mbetur i plagosur rende shefi i Komisariatit te Policise se Peshkopise Alush Bunguri shefi i logjistikes ne kete komisariat Roland Margjoka si dhe specialisti Erjon Perlesha po ne te njejtin komisarit policor. Mesohet se te aksidentuarit jane derguar menjehere ne spitalin e Peshkopise per te marre sherbim mjekesor. Dy prej te plagosurve kane qene ne gjendje te rende shendetesore ndersa Margjoka ishte ne gjendje kome dhe vetem dje ne mbremje gjendja e tij eshte permiresuar fale nderhyrjes se mjekeve kirurge te spitalit te Peshkopise. Policia ka bere te ditur se aksidenti ka ardhur si pasoje e rreshqitjes se makines per shkak te debores dhe ngricave te akullta ne rrugen nacionale. Mesohet se mjeti me te cilin udhetonin tre efektivat e policise te Komisariatit Diber ka qene nje Mitsubishi prone e ketij institucioni. Po ashtu thuhet se rruga ka pasur akull dhe levizja pa zinxhire ka qene gati e pamundur. Shofere te tjere te linjes Bulqize-Peshkopi kane pare mjetin buze lumit Drin dhe kane zbritur atje per tu ardhur ne ndihme tre te lenduarve. Fillimisht eshte konstatuar se Margjoka dhe Perlesha kane qene ne gjendje kritike per jeten por dje ne mesdite gjendja shendetesore e Perleshes eshte permiresuar nderkohe shefi i komisariatit Alush Bunguri eshte mbajtur nen kujdesin e mjekeve. Ky eshte aksidenti i pare qe ka ndodhur gjate ketij viti ne Qarkun e Dibres dhe fatkeqesisht protagoniste jane efektiva dhe drejtues te policise.

PESHKOPI/ HASAN PASHA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›