Berisha pret homologun boshnjak
Kryeministri Sali Berisha priti dje ne zyren e tij Kryeministrin e Federates se Bosnje-Hercegovines Mustafa Mujezinovin i cili ndodhet ne Tirane ne kuadrin e festimeve te perbashketa per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian per te dy vendet. Ne - tha Berisha -po festojme nje arritje historike per te dy vendet por ne vecanti per vendin tim pasi Shqiperia ka perjetuar izolimin me te eger ne Europe. Sipas njoftimit zyrtar Kryeministri Berisha tha se eshte i vendosur qe cdo gje te zgjidhet ne kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor dhe se ne kete situate te veshtire vetem drejtesia e paanshme dhe e pavarur eshte dhe mbetet thelbesore per perfundimin dhe daljen nga kriza e shkaktuar nga grushti i shtetit i mbetur ne tentative i organizuar nga kryetari i opozites. Berisha dhe Mujezinovin do te ndjekin koncertin gala te orkestres se Teatrit Shqiptar te Operes dhe Baletit dhe Filarmonise se Sarajeves.