E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Mirënjohje miqve të Shqipërisë

Partia Socialiste falënderoi dje të gjithë vendet partnere të rajonit dhe më gjerë, që iu gjendën pranë Shqipërisë në këtë moment kaq të vështirë të krijuar pas tragjedisë së dhimbshme të Gërdecit. Deputeti Taulant Balla gjeti rastin të falënderojë gjithashtu edhe solidaritetin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian të shprehur për këtë ngjarje të rëndë, që tronditi gjithë opinionin publik. "Ne vlerësojmë ndihmën e ofruar në mënyrë të menjëhershme nga këto vende me ndihma të domosdoshme në aparatura dhe flakon me gjak, si dhe trajtimin e mëtejshëm shëndetësor në spitalet e Greqisë dhe Italisë", theksoi Balla. PS shpreh mirënjohje edhe për solidaritetin e të gjithë shqiptarëve kudo në botë të shprehur gjatë kësaj tragjedie dhe në mënyrë të veçantë popullin e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›