Sekuestrohen 76 gr heroinë, në pranga 37 vjecari
DURRES- Një person nga Durrësi është vënë në pranga pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 76.48 gr heroinë.
Seksioni i luftës kundër drogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit kanë gjetur pas një kontrolli të bërë në banesën e Pëllumb Sulejmanit sasinë e heroinës të ndarë në 21 doza të mbështjella me letër alumini, një pistoletë model 54, 13 copë fishekë dhe një shumë parash.
Policia ka vënë në pranga Sulejmanin ndërsa sipas të dhënave paraprake mësohet se 37-vjecari ishte shpërndarës i lëndës narkotike.
(e.n/BalkanWeb)