Balla: Nuk arnohet Kushtetuta sa herë i teket Sali Berishës
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka deklaruar nga selia e kësaj partie se ata janë në favor të heqjes së imunitetit, por kërkojnë dhe ndryshime të tjera kushtetuese, që garantojnë pavarësinë e drejtësisë.
Ne jemi jo vetëm iniciativës për heqjen e imunitetit dhe dakordësinë tonë në lidhje me imunitetin e kemi shprehur edhe përmes votës të secilit prej neneve të draftit të miratuar me konsensus. Debati i sotshëm është i nxitur artificialisht pasi të dyja palët janë dakord për draftin dhe e kanë miratuar.
Ne socialistët jemi të mendimit se Kushtetuta e Republikës nuk mund të arnohet sa herë i teket Sali Berishës. Ne kërkojmë që këto ndërhyrje në Kushtetutë të bëhen njëherë e mirë, tha Balla.
Ne socialistët jo vetëm dakord dhe e mbështesim draftin, por e kemi votuar atë nen për nen. Sot debati është nëse duam apo jo drejtësi të pavarur nga çdo pushtet në Shqipëri.
Këtu ndahemi ne nga Saliu. Unë që po flas sot jam deputet që e ka dorëzuar imunitetin, e vërteta e madhe është se deri më sot ata që kanë përfituar nga imuniteti janë anëtarët e këshillit të miliarderëve të Saliut. Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë për shkak të imunitetit. Fatmir Mediu i shpëtoi drejtësisë duke përdorur imunitetin.