E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama, nëse bllokon statusin duke mos votuar heqjen e imunitetit, do ndëshkohesh me votë!

Kryeministri flet në emër të shqiptarëve, duke deklaruar se ne do votojmë kundër Ramës sepse po bllokon statusin për inat të Berishës, që të mos marrë statusin e kandidatit këtë 100 vjetor të Pavarësisë

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se votimi për heqjen e imunitetit është përcaktues për marrjen e statusit.

Kjo vendimmarrje kushtetuese do jetë përcaktuese për marrjen e statusit këtë 100 vjetor. Komisioneri Fyle më ka dërguar një letër, ku shpreh vlerësimin për progresin e bërë, po kërkon që ky bashkëpunim të kompletojë reformat e tjera. Dje ministrja e Jashtme e Qipros bëri të qartë se ndër detyrimet më madhore përcaktuese do jetë qëndrimi ndaj imunitetit, tha Berisha.

Kryeministri tha se Rama nuk voton heqjen e imunitetit, pasi mendon se kështu dëmton Berishën. Ai shtoi se shqiptarët do e ndëshkojnë Ramën me votë nëse nuk voton heqjen e imunitetit.

Të lëmë mënjanë retorikat dhe ti bëjmë një shërbim të madh këtij vendi sepse çdo qytetar shqiptar mezi pret heqjen tonë të imunitetit. Më 6 gusht ne kemi në dorë të rrëzojmë së bashku murin e imunitetit, lexo, murin e korrupsionit që ka zënë derën e integrimit të këtij vendi.

Nuk mund të besojë kush se në Shqipëri ka vullnet për luftën ndaj korrupsionit nëse nuk hiqet imuniteti. Cilit foshnje, fëmijë, student, burrë, grua, i intereson sot që dera e integrimit të mbyllet me murin e korrupsionit dhe imunitetit.

Zoti Rama, nëse mendon se duke mbajtur murin do dëmtosh Sali Berishën dhe qeverinë e tij, bën një gabim të rëndë shumë.

Pas zgjedhjeve të 8 majit ishe ti që u the shqiptarëve se bëmë gabim me bllokimin dhe se do votojmë çdo reformë.

Nëse mendon se për inat të Sali Berishës do bllokosh statusin në 100 vjetorin e Pavarësisë, e vërteta është se çdo shqiptar ka 100 motive për të të dhënë në zgjedhje atë që meriton, tha Berisha.

Uroj që në këtë parti të dominojë interesi kombëtar, interesi shoqëror, interesi i vendit. Shqiptarët e shohin mirë se Sali Berisha po bën gjithçka ka pasur në dorë, ka bërë të gjitha lëshimet në mënyrë që 6 gushti të jetë një pengesë më pak në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›