Balla Opozita do te vijoje protestat kunder qeverise
Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi dje se opozita do te vijoje protestat kunder qeverise. 200 mije shqiptare demonstruan paqesisht diten e premte me 18 shkurt kunder regjimit te Sali Berishes por edhe me te shumte do te protestojne ne ditet e javet ne vijim kunder kusarise e matrapazllekut te Saliut e Ilirit. 200 mije shqiptare protestuan te premten por me shume do te protestojne ne ditet ne vijim kunder ketij regjimi qe flet per mrekulli ekonomike ne nje vend me 1 milion te papune - pohoi dje ai. Dhjetera e qindra mijera shqiptare - vijoi Balla -do te protestojne me vendosmeri kunder mjerimit ku i ka zhytur ky regjim hajdutesh ne nje kohe qe vete Saliu djali e vajza e farefisi ministrat e oborri po plackitin cdo gje me vlere qe ka ky vend. Vetem keta vrases dhe matrapaze po perjetojne sot nje mrekulli ekonomike ne xhepat dhe vilat e tyre. Balla komentoi me tej edhe mitingun festiv te te rinjve demokrate ndersa pohoi Sot duhet te ishte nje feste per te gjithe shqiptaret por aspak per Sali Berishen. Sot duhet te ishte nje feste spontane e popullit aspak nje miting i Sali Berishes ku arsimtare studente e punonjes te administrates nga anembane vendit ngjishen ne autobuse e nxirren ne shesh per te treguar se sa e do populli regjimin e Saliut. Sipas tij Sali Berisha po ndjek shembujt e shemtuar te diktatoreve ne largim. Historia e vjeter dhe e re e diktatoreve eshte sot modeli dhe historia e fundit te Sali Berishes. Ai po vret per te ndalur protestat ai po fyen gjakun e te vrareve per drejtesi para zyres se tij ai po rreh barbarisht per te trembur valen e pakenaqesise popullore ai po organizon antimitingje groteske duke e kthyer 20 shkurtin nga nje dite simbol te opozitarizimit kunder diktatures ne nje dite te urrejtjes kunder opozites - tha Balla.