Meta 8 maji dita e cmontimit te politikes se dhunes
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i shoqeruar nga deputeti Nasip Naco eshte ndalur dje ne turin e tij paraelektoral ne qytetet e Beratit dhe te Skraparit. Duke falenderuar pjesemarresit ne keto takime Meta eshte shprehur me mjaft optimizem per fitoren e zgjedhjeve vendore te 8 majit. Zgjedhjet e 8 majit jane te rendesishme per komunitetin dhe jeten e banoreve ndaj duhet mobilizim per te arritur objektivin e dyfishimit te rezultatit zgjedhor. LSI-ja eshte gati per fitoren dhe 8 maji do te jete dita e cmontimit te politikes se dhunes - pohoi kreu i LSI-se. Ai u shpreh me tej se koalicioni qeverises vjen ne kete fushate me nje bilanc mjaft pozitiv dhe te prekshem nga te gjithe shqiptaret. Koalicioni i integrimit u dha qytetareve dinjitet ne Evrope - tha Meta duke theksuar rendesine qe ka liberalizimi i vizave. Gjithashtu ai shprehu keqardhje per lidershipin e opozites qe sipas tij eshte per te ardhur keq se ne kete 1 vit e gjysme lidershipi i opozites jo vetem qe ka bere gjithcka per te penguar reformen e procesit te integrimit evropian dhe jo vetem ne permbushjen e detyrimeve te heqjeve te vizave por dhe ka bere gjithcka ka mundur per tu sjelle ne menyren me destruktive per te demtuar zhvillimet ekonomike ne vend qe do te thote per te demtuar mireqenien e cdo qytetari shqiptare. Sipas tij vendi ku te gjithe qytetaret e botes demokratike kerkojne zgjidhjen e problemeve eshte pikerisht Parlamenti per te cilin ata votojne nje here ne kater vjet per ti besuar perfaqesuesit e tyre. Natyrisht qe qeveria ka nje pergjegjesi te madhe per vendin por qe absolutisht qe opozita ka nje pergjegjesi edhe me te madhe sepse ajo duhet te jete si ne cdo vend demokratik alternativa e se nesermes. Por a eshte kjo alternative qe presin shqiptaret - tha z. Meta. - A eshte kjo alternative ne 2013-n A eshte ne 2017-n apo ne 2027-en Por eshte vertet fatkeqesi per nje vend kur opozita e tij qe duhet te jete alternativa e se ardhmes eshte perfaqesuese e se shkuares perfaqesuese e koheve te izolimit te Shqiperise perfaqesuese e koheve kur mbaheshin fjalime kunder Bashkimit Evropian dhe kunder imperializmit amerikan. Eumlshte fatkeqesi kur opozita eshte perfaqesuese e alternatives se kohes kur ne Shqiperi perdorej dhuna kunder institucioneve - deklaroi me tej ai. Meta shprehu bindjen se situata e krijuar realisht eshte kriza e lidershipit te opozites dhe jo e vendit. Jemi te bindur se te gjithe socialistet e ndershem dhe patriote absolutisht qe do te izolojne keta zjarrvenes te demokracise te institucioneve dhe te ardhmes evropiane te vendit. Shqiperia eshte mbi cdo gje jo vetem per LSI-ne por jam i bindur per te gjithe shqiptaret - deklaroi ai ne Skrapar.