Balla: PS jo kundër kalendarit të ligjeve me 3/5-t

Deputeti Taulant Balla, sqaroi në emër të grupit, se të gjitha këto projekt-ligje janë prej kohësh pjesë e punës së përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët po përgatisin qëndrimin tonë në atë komision për secilin nga projektet e paraqitura nga qeveria.
“Puna e tyre bazohet në afate të përcaktuara, paraprakisht, që lidhen me domosdoshmërinë për të realizuar në afatin e paracaktuar bashkërisht me palën tjetër miratimin e projekt-ligjeve në fjalë. Pikërisht këtë ka nënvizuar Kryetari i Grupit Socialist në Konferencën e Kryetarëve, duke kërkuar kohën e nevojshme për fillimin e punës në komision nga ana e përfaqësuesve tanë. Ngutja e palës tjetër dhe sidomos arbitrariteti në vendimmarrjen e Konferencës së Kryetarëve nuk e justifikojnë as qëllimin e përbashkët për ta mbyllur këtë proces në mars e as domosdoshmërinë që ky proces të jetë serioz, cilësor e transparent”, theksoi ai.
Partia Socialiste dhe Grupi i saj parlamentar rikonfirmojnë vullnetin e plotë politik e qytetar për ta përmbushur angazhimin ndaj vendit e ndaj Bashkimit Evropian në këtë proces, por pa dëmtuar në asnjë rast e për asnjë arsye cilësinë e procesit ligjvënës. “Ne e ftojmë palën tjetër të ruajë qetësinë dhe të kuptojë se ligjet me tre të pestat janë një çështje shumë serioze për t’u përfshirë në lojën e njohur mediatike të saj për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga dështimet e përditshme të qeverisë”, vijoi. /Start/
2012-01-13 09:03