E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm i Kosovës, vizitë në Tiranë

TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj vjen sot për një vizitë dy ditore në Tiranë, me ftesë të homologut, Edmond Haxhinasto.

Hoxhaj, do të zhvillojë bisedime zyrtare me Haxhinaston, e pas takimit të dy ministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në Fushën e Përfaqësimit Konsullor. Në vijim dy ministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Hoxhaj do të ketë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bamir Topi; Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryeministrin, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›