Përzgjidhet logoja e 100 vjetorit të pavarësisë

Në fjalën e tij, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, ka bërë të ditur konkursin për logon e këtij përkujtimi.
Fitues u shpall kuratori dhe dizajneri nga Kosova, Zeni Ballazhi, i cili sjell një stilizim të shqiponjës dy krenare, në formën e një flake jubilare e cila i përngjan një trofeu. Logoja është gjithashtu edhe kremtuese. Bumçi informoi se nga konkursi kombëtar ku morën pjesë 24 artistë, u përzgjodhën me sistem pikësh nga komisioni i ngritur pranë Galerisë së Arteve, 6 punimet më të mira.
Ndër to është përzgjedhur punimi me pikët maksimale, i cili propozon logon me një stilizim të shqiponjës dykrenare, në formën e një flake jubilare. Për sa i përket këtij varianti të logos së 100 vjetorit, Kryeministri Berisha u shpreh se është një variant i gjetur më së miri, ndërsa për detajet teknike apo modifikimet e nevojshme, ai kërkoi që të vendosë artisti krijues. /Start/
2012-01-13 09:39