E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani gati për bisedime bërthamore

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja e cila citon kryetarin e Parlamentit iranian, Ali Larijani, i cili gjatë vizitës së tij në Turqi tha se vendi i tij e kishte pranuar ofertën e Ankarasë për të rifilluar bisedimet. Deklarata vjen pak ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore konfirmoi se Irani ka filluar pasurimin e uraniumit me 20%.

Negociatat mes Iranit dhe grupit të gjashtëses kanë ngecur në Stamboll rreth një vit më parë. Analistët thonë se pasurimi i uraniumit me 20% është një hap i madh drejt krijimit të armëve bërthamore, por Irani thotë se qëllimi i tij është paqësor.

Duke folur lidhur me vrasjen e shkencëtarit të katërt Iranian në dy vjet, Larijani tha se sulmi tregon se “sa i dobët është Izraeli”.

“Nëse Izraeli mendon se mund të pengojë studimet me katër sulme terroriste, është një mënyrë mendimi e dobët. Çdocili duhet ta dijë mirë se ata nuk mund të na ndalin me veprime të tilla”. /Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-13 09:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›