E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe për dy ditë të tjera ndërprerje energjie në Tiranë

Shkak kësaj here, është zhvendosja e linjës 110 kv Tirana 1-Uzina e Traktorëve, ka kërkuar nga CEZ Shpërndarje të stakojë këtë linjë.

Për shkak të këtij stakimi të detyruar, gjatë këtyre dy ditëve, nga ora 09:00 deri më 17:00, do të ketë ndërprerje të alternuara të energjisë për zonat: Farkë, Shkozë, zona te ish-Kombinati i Auto-traktorave, rruga Ali Demi, Rruga e Elbasanit, Qyteti Studenti, zona te Fresku, Qesarake, Sauk, Sanatorium, një pjesë e rrugës Bardhyl, Kodra e Priftit, ish-Profarma, Oxhaku dhe Porcelani.

Ndërprerjet e alternuara të energjisë do të zgjasin 4 orë për secilën zonë, përgjatë 14 dhe 15 janarit. CEZ Shpërndarje thekson se këto ndërprerje të alternuara janë të detyrueshme dhe të kërkuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST). /Start/
 

                                                                                             2012-01-13 08:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›