E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti Partia e re e te djathtes si LSI-ja e vitit 2004

Rotacioni politik

Deputeti Dritan Prifti thekson se zhvillimet e reja ne te djathten shqiptare me daljen e partive te reja jane teper shpresedhenese ne lidhje me rolin qe mund te kene ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Ne nje interviste per agjencine e lajmeve NOA Prifti thekson se dalja e ketyre partive i kujton Levizjen Socialiste per Integrim ne fillimet e saj dhe rolin qe pati ne rrezimin e pushtetit te Fatos Nanos ne vitin 2005.

Per mua keto zhvillime ne te djathten shqiptare jane shume shpresedhenese. Jemi ne nje situate si ajo qe krijoi dalja e LSI-se ne vitin 2004. LSI-ja ishte faktori i vetem qe beri Fatos Nanon te humbe zgjedhjet ne 2005 dhe te kaloje ne opozite. Shqiperia kishte nevoje te largonte disa figura qe skishin cfare ofronin me ne politike dhe LSI-ja e realizoi ate ne 2005 deklaroi Prifti. Sipas tij tashme ka ardhur koha qe nga skena politike te largohet Sali Berisha dhe se keto parti kane potencialin per te bere qe kjo te ndodhe. Ne kete kuader Prifti thekson se partite e reja qe po lindin djathtas jane shpresa me e madhe sot per ndryshim dhe largimin e Berishes. Sipas Priftit e djathta shqiptare eshte sot eshte e paperfaqesuar politikisht nisur nga fakti se PD u kthye ne nje parti hermetike qe mbron interesa klanore dhe jo programore. Ne kete kuader ai thekson se Bamir Topi do te ishte njeriu i duhur per te zevendesuar Berishen dhe ndikimin e tij tek e djathta shqiptare. Bamir Topi eshte nje figure bindese per te perfaqesuar te djathtet e vertete ne Shqiperi. Ai ka treguar ndjeshmeri bindese per shtresen e persekutuar te komunizmit per shtresen e ish-pronareve per shtresen e biznesit te madh dhe te mesem shqiptar. Ai eshte nje figure e pakorruptuar figure e paster intelektuale politikan ne eksperience te vyer 20-vjecare por dhe nje njeri energjik dhe aspak konfliktual qe jep shprese dhe i duhet te djathtes ne vend thekson Prifti per Presidentin Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›