Balla: Pozita po refuzon kërkesat e KE, kriza po degradon
“Zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit përmes hetimit të plotë parlamentar, nuk është më thjesht dhe vetëm kërkesa e Partisë Socialiste, popullit opozitar apo dhe e disa partnerëve ndërkombëtarë. Kjo kërkesë, e shprehur në rezolutën e Këshillit të Evropës, është tashme një detyrim që buron nga statusi i Shqipërisë si vend anëtar i KE, detyrim me të cilin Sali Berisha nuk mund as ta luajë, as ta anashkalojë. Bojkoti nuk është zgjedhja e Partisë Socialiste, por e Sali Berishës”, u shpreh ai gjatë një konference shtypi.Më tej, Balla theksoi se Rezoluta nxori në pah, që Shqipëria gjendet në krizë politike si dhe zgjidhja e krizës vjen përmes hetimit të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. “Partia Socialiste është e gatshme të përmbushë detyrimet e saj që lindin nga rezoluta e Këshillit të Evropës. Fatkeqësisht, mazhoranca po heziton”, tha deputeti socialist, duke shtuar se “refuzimi i maxhorancës për të adresuar kërkesat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës po degradon krizën. Ashtu siç theksohet edhe në rezolutë, kriza ka një impakt negativ në procesin e integrimit europian, por edhe në procesin e liberalizimit të vizave”.