Balla Qeveria perdor parate e pista per te blere mediat e lira dhe votat

Ne nje koference per shtyp deputeti i PS-se Tulant Balla denoncoi tentativen e qeverise per te blere mediat me parate e pista te korrupsionit vjedhjeve e kondrabandes.
Saliu dhe Luli i Saliut e dine mire qe shqiptaret nuk kane per ti votuar ata kurre me. Prandaj ai ka vendosur se fundi te perdore edhe dollare e euro false ne nje perpjekje per te blere vota e per te korruptuar procesin zgjedhor.
Saliu dhe Luli i Saliut vrane 4 njerez te pafajshem ne 21 janar per te vazhduar vjedhjen dhe tani po i perdorin parate e aktiviteve te tyre kriminale per te deformuar procesin zgjedhor.
Parate e pista te kontrabandes se armeve qe Saliu dhe Shkelzeni i fituan ne kurriz te 26 jeteve te humbura ne Gerdec - po perdoren sot ne nje perpjekje te deshperuar per te blere mediat e pavarura per fushaten e zgjedhjeve locale.
Balla tha se parate e pista te fituara nga Saliu ministrat e Saliut dhe ish bodigardi i Saliut Agron Kulicaj nga kontrabanda e naftes vergin - po perdoren tani per te blere mediat e pavarura per mini-Saliun qe kandidon ne Tirane.
230 milion eurot qe vodhi Saliu dhe Luli i Saliut ne rrugen Durres-Kukes
parate e kontrabandes se armeve me Libine Sudanin e Jemenin
parate e privatizimeve korruptive e te tokave te vjedhura nga Shkelzeni e Fazllici ne Jale Orikum Porto Romano e gjetke sot po perdoren per te intimiduar mediat e pavarura dhe per ti blere ato me para ne dore.
Balla ka theksuar se nje nga rastet me flagrante eshte rasti i televizionit Nees24 ku njerez te lidhur ngushte me regjimin e Saliut Ilirit dhe Lulit te Saliut po perpiqen te blejne kete media me para ne dore me cdo kusht e me cdo cmim.
Po te njejtet njerez po perpiqen te pastrojne parate e pista te vjedhjes krimit e kontrabandes qe duan te perdorin per kete blerje duke siguruar kredi nga bankat qe operojne ne Shqiperi.
Kredi qe do te perdoret per te blere televizionin News24 por qe do te shlyhet me parate e pista te Saliut Ilirit dhe Lulit te Saliut tha Balla duke shprehur besimin se bankat qe operojne ne tregun shqiptar do te kene integritetin te mos behen pjese e kesaj loje te piste dhe ligjerisht te denueshme.
Prandaj po perdorin parate e zeza te korrupsionit e kontrabandes per te blere median dhe parate fallco dollare dhe euro qe po hyjne ne Shqiperi me sasi te medha keto jave per te blere votat e shqiptareve. Perfundoi Balla