E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, vazhdojnë punimet në shesh

Procesi

Pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Mjedisit për pezullimin e punimeve, në sheshin “Skënderbej” gjithçka ka vazhduar edhe ditën e diel. Bashkia bëri të ditur se do të plotësojë angazhimin e saj për t’u siguruar qytetarëve të gjitha shërbimet e duhura dhe prioritet mbetet rehabilitimi i sheshit “Skënderbej”. Një ditë më parë, Ministria e Mjedisit jo vetëm vendosi pezullimin e punimeve, por dhe një gjobë prej 2 mln lekësh, pasi, sipas zyrtarëve të mjedisit, punimet po kryhen, ndërsa ende nuk ka një leje mjedisore. Ndonëse e diel, punëtorët e firmës që po merret me sheshin janë parë në punë, por nuk kanë pranuar të japin asnjë prononcim për mediat.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›