E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot raporton Komisioni i Shërbimit Civil

Axhenda

Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të marrë në shqyrtim një tjetër raport të një institucioni të pavarur, përkatësisht Komisioni i Shërbimit Civil. Raporti ka dy javë që është dorëzuar në selinë e legjislativit dhe sot pritet të përballet me pyetjet dhe diskutimet e deputetëve. Në raportin e dorëzuar në Kuvend theksohet se “nëpunësit e administratës shtetërore vazhdojnë të emërohen, lëvizen, ngrihen në detyrë apo edhe shkarkohen, duke shkelur ligjin”. Në 51 faqe raport dokumentohen problemet e thella të administratës shqiptare, e cila, sipas progres-raportit të fundit të Komisionit Europian, mbetet ende e politizuar dhe jashtë standardeve ndërkombëtare”. Në dokumentin që do të duhet të miratohet nga deputetët, theksohet se “ashtu si edhe një vit më parë, vazhdon të jetë një problem i përbashkët i institucioneve të administratës qendrore dhe vendore emërimi në kundërshtim me ligjin, në pozicione pune që bëjnë pjesë në shërbimin civil nëpërmjet kontratave apo akteve të emërimit. Sipas raportit të KSHC-së, në institucionet e administratës qendrore të kontrolluara një vit më parë kanë qenë 46 pozicione pune të plotësuara nëpërmjet emërimeve me kontratë, ndërsa në vitin 2009, në institucionet e kontrolluara gjatë vitit që raportohet janë plotësuar në këtë mënyrë 56 pozicione pune që bëjnë pjesë në shërbimin civil.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›