Balla: Rezoluta e KiE, detyrim për Berishën
Partia Socialiste bëri sërish thirrje që mazhoranca të jetë e pranishme në tryezën që pritet të zhvillohet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si përpjekje për zgjidhjen e krizës. Deputeti Taulant Balla tha se zbardhja e së vërtetës së 28 qershorit përmes hetimit të plotë parlamentar, nuk është më thjesht dhe vetëm kërkesa e Partisë Socialiste, popullit opozitar apo edhe e disa partnerëve ndërkombëtarë. “Kjo kërkesë, e shprehur në rezolutën e Këshillit të Europës, është tashmë një detyrim që buron nga statusi i Shqipërisë si vend anëtar i KE-së, detyrim me të cilin Sali Berisha nuk mund as ta luajë, as ta anashkalojë. Bojkoti nuk është zgjedhja e Partisë Socialiste, por e Sali Berishës”, tha Balla. Ai shtoi se Partia Socialiste është e gatshme të përmbushë detyrimet e saj që lindin nga rezoluta e Këshillit të Europës.
#