E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Skema e PS per vizat

Oli Xhilaga

Partia Socialiste parashtron premtimet e saj ne rast se do te rikthehej ne pushtet. Keshtu, fitorja ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 do te pasohej me liberalizimin e plote te vizave. Nje premtim i tille u be dje i ditur nga deputeti socialist, Tauland Balla, i cili gjate nje komunikimi me mediet paraqiti nje sere udhezimesh te rendesishme per plotesimin e te gjitha kushteve qe duhet te permbushi vendi per liberalizimin e vizave. "Qeveria duhet te ishte mbledhur menjehere per te ngritur nje Komitet Nderministror dhe per te hartuar nje Plan Kombetar masash sipas udhezuesit te paraqitur nga zv/presidenti i Komisionit, Jacques Barrot", theksoi Balla, gjate fjales se tij. Por, ndalur ne propozimet konkrete, mbi hapat e domosdoshem qe duhet te ndermerren, lidhur me prioritetet per liberalizimin e vizave, Balla u ndal fillimisht te siguria e dokumenteve. "Per sa i perket permiresimit te sigurise se dokumenteve te identifikimit, element thelbesor ky ne procesin e liberalizimit te regjimit te vizave, duhet te futen ne perdorim kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Per kete qellim duhet te krijohet dhe te funksionoje Sistemi Kombetar i Dokumenteve te Identifikimit (SKDI)", propozoi Balla. Njekohesisht, po ne paraqitjen e strategjise se PS-se mbi realizimin e ketij procesi, deputeti socialist u perqendrua dhe ne tjeter prioritet, konkretisht emigracioni ilegal. Mbi kete pike, socialistet propozojne qe ne lidhje me politikat e migracionit, eshte i domosdoshem adresimi i imigracionit te parregullt dhe debimit permes miratimit te legjislacionit per te huajt dhe percaktimit te procedurave ne lidhje me kontrollin e dokumenteve, dhenien e vizave, lejen e qendrimit, ndalimin per te rihyre ne Shqiperi per nje periudhe te caktuar dhe vendimmarrjen per rastet e debimit. Legjislacioni duhet te ngarkoje me pergjegjesi kompanite transportuese te personave ilegale, duke perfshire perballimin e kostove financiare te trajtimit te ilegaleve dhe kthimin e tyre ne atdhe. Sipas Balles, emigrimi ilegal i shtetasve shqiptare ishte nje nga ceshtjet me te rendesishme per t'u adresuar nga institucionet shqiptare, per te bere te mundur kalimin efektiv ne listen pozitive te Shengenit. Megjithate, duke u shprehur i bindur se qeveria "Berisha" nuk do te permbushe asnje nga kushtet per liberalizimin e vizave, socialisti Balla kerkoi qe "qeverie te ndale perkeqesimin e indikatoreve, qe lidhen me kete proces, sikurse ndodhi me trafikimin, ku Shqiperia u rikthye ne vitin 2008, atje ku u nda ne vitin 2002, vendburim trafikimi". Per kete arsye, Balla premtoi se "me ardhjen e Partise Socialiste ne pushtet, shqiptaret do te levizin lirisht ne BE brenda vitit 2010". Nje premtim, i cili perkon dhe me vitin e pare te qeverisjes se PS ne rast se kjo parti arrin se bashku me aleatet te fitoje zgjedhjet e vitit 2009.

2008

Ishte viti, ne te cilin nisen negociatat e para per lehtesimin e procedurave per marrjen e vizave, nga shtetasit shqiptare. Ndersa vetem pak dite me pare vendit tone iu dorezua udhezuesi me kushtet qe duhen plotesuar per heqjen e vizave per Shqiperine.

Fratini, me 7 mars hapi negociatat

Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, gjate vizites se dates 7 mars te ketij viti ne Shqiperi, dha mesazhin se KE po hap dialogun me vendin tone per te liberalizimin e plote te regjimit te vizave. Madje, ne fjalen e tij, Fratini theksoi se "ishte optimist se ky proces me Shqiperine mund te perfundonte brenda mandatit te kreut te KE-se, Barrosos, qe perfundon ne vitin 2009. Gjate deklarimit te tij perpara medieve, Fratini e cilesoi kete mesazh si nje prove te madhe besimi ndaj Shqiperise. Por, sipas tij, vendimi per te hapur dialogun me vendin tone ka ardhur si rezultat i progresit qe ka bere Shqiperia ne reforma dhe punes se mire te ministrive ne permbushje te kritereve per liberalizimin e vizave. "Shqiperia e meriton vleresimin tone per progresin qe ka bere", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›