E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja, sensibilizim i jashtezakonshem nga e gjithe bota

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka marre dje nje "lume" mesazhesh nga zyrtare dhe politikane te vendit, viseve shqiptare pertej kufirit dhe pjesa tjeter e botes. Ne nje deklarate per shtyp, Thaci evidentoi se ka pranuar telefonata nga autoritetet e SHBA-ve, te BE-se, NATO-s, Presidenti i Shqiperise Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha etj. Thaci sqaroi se ka pranuar telefonata nga shume kryetare te partive politike nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia, si Edi Rama, Ilir Meta, Ali Ahmeti, Bardhyl Mahmuti, Bexhet Pacolli, Nexhat Daci, si dhe personalitete te shumta te jetes politike dhe publike te Kosoves etj. "Te gjithe bashkebiseduesit shprehen shqetesimin e tyre per kete akt kriminal, i cili i cilesua si akt i drejtperdrejte ndaj personalitetit te tij, dhe institucioneve te Republikes se Kosoves", deklaroi zyra e Kryeministrit. Sipas saj, njekohesisht ky sulm u cilesua si sulm ndaj te arriturave dhe progresit te gjithembarshem te Kosoves.

Nje mesazh i posacem mberriti dhe nga Organizata e Veteraneve te Luftes se UCK-se. Ajo shprehu indinjate te thelle ndaj "sulmit terrorist ne familjen e Kryeministrit te Kosoves si dhe njeriut qe drejtoi dhe udhehoqi luften clirimtare per lirine popullit tone".

per organizaten, "sulmi ndaj familjes se Kryeministrit eshte sulm ndaj gjithe Kosoves e ne vecanti ndaj cdo familje te veteraneve te Luftes se UCK-se". Organizata kerkoi nga organet pergjegjese per sigurine e vendit qe "urgjentisht, autoret e ketij sulmi terrorist te zbulohen dhe te dalin para drejtesise". Por organizata i leshoi nje kujtese dhe organeve pergjegjese te kontrollit te kufijve: "I kujtojme se ky eshte momenti i fundit, kur Kosova duhet te kete kontroll ne tere territorin e saj".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›