Rama: Ardhmeria e re nuk vjen me politiken e vjeter dhe Berishen
Kryetari i PS-se, Edi Rama, vijoi dje turin e tij te dialogimit ne fshatrat Bajze dhe Shkrel te Qarkut Shkoder. Per kreun socialist, politika duhet te kete ne qender qytetarin dhe jo politikanin. Pasi ka degjuar nga afer shqetesimet e banoreve te ketyre fshatrave, Rama u shpreh se "kam ardhur per t'ju thene disa fjale, se si e mendoj une rrugedaljen nga keto situata shume te veshtira, qe na shoqerojne prej 17 vjetesh dhe qe shkojne duke u veshtiresuar, vecanerisht pas ardhjes apo riardhjes ne pushtet te Sali Berishes, i cili ka abuzuar ne menyre te jashtezakonshme me besimin e njerezve, me voten e demokrateve te ndershem, me shpresat e popullit shqiptar, per nje ardhmeri te re, qe nuk mund te vije as me politiken e vjeter dhe as me Sali Berishen". Sipas tij, realiteti i cili na rrethon perfaqesohet nga nje pakice, qe pasurohet per dite e me shume dhe nje shumice qe varferohet per dite e me shume, dhe per kete arsye eshte shume e rendesishme qe te kuptohet se eshte koha per te bere zgjedhjen e duhur, ne raport me te ardhmen. "Eshte koha per te besuar se ne e kemi te mundur t'i leme pas politikanet e vjeter te se shkuares, se bashku me klanet dhe interesat e tyre te vogla, dhe te shohim perpara ne emer te nje politike te re, qe do t'i japim jete, keshtu duke biseduar se bashku, duke trajtuar se bashku hallet dhe problemet tona, duke gjetur zgjidhjet dhe duke i bere se bashku te mundura zgjidhet, ne nje realitet te perditshem, qe pa dyshim duhet te ndryshoje", theksoi Rama gjate fjales se tij. O.XH