E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti "Thaci", autoritetet nen mbrojtje speciale

Ngjarja qe ndodhi naten duke gdhire dita e djeshme ne banesen e Kryeministri, detyroi dje qeverine e Kosoves te urdheroje ngritjen e masave te sigurise per shume nga zyrtaret e Qeverise dhe institucioneve te tjera. Por masat behet e ditur se do te synojne perforcimin e sigurise dhe per qytetaret e thjeshte te Republikes se Kosoves. "Kjo ngjarje eshte shume serioze dhe deshmon se ende ka te atille, te cilet nuk e duan shtetin tone te ri, ndertimin e nje shoqerie te lire moderne e demokratike, ne te cilen sundon rendi dhe ligji. Por askush mos te kete iluzion se ne do te nenshtrohemi perballe kercenimeve dhe perpjekjeve te tilla kriminale", thuhej ne komunikaten qe nxori dje qeveria e Kosoves.

Kabineti qeveritar tha se "ne kete shtet nuk ka vend per dhune dhe nxitje te dhunes. Ata qe shkaktojne dhune do te pergjigjen para ligjit", duke siguruar me tej se "Qeveria e Kosoves nuk do te lekundet nga rruga e saj e drejte".

"Ne kemi vetem nje qellim, pohonte kabineti, te punojme me pergjegjesi qe te permbushim misionin per cfare kjo qeveri eshte zgjedhur nga populli, pra per qeverisje te mire per sundimin e rendit dhe ligjit, vazhdimin e pa kompromis te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, kudo dhe kurdo paraqitet ai".

Nderkohe, qeveria beri dhe nje apel: "Kerkojme nga qytetaret e Republikes se Kosoves te mos bien prè te thirrjeve dhe deklarimeve destabilizuese", duke i ftuar qe "ta ruajne unitetin dhe besimin ne institucionet tona ne kohen historike te shtet ndertimit te vendit tone".

LDK denon atentatin "e frikshem"

Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves e denoi dje sulmin ne shtepine e Kryeministrit Thaci. "Kryesia vlereson se nje akt i tille i dhunshem eshte i papranueshem dhe cenon rend rendin dhe qetesine, duke e demtuar edhe stabilitetin dhe sigurine e qytetareve te Kosoves", thuhej ne komunikaten e posacme. Ndersa shtohej: "Kryesia vlereson se ngjarja eshte ne te njejten kohe sulm i drejtperdrejte jo vetem ndaj Thacit dhe familjes se tij, por edhe ndaj institucioneve te Republikes se Kosoves". Ne kete pike, Kryesia kerkon nga organet e rendit dhe te ligjit qe "ky rast te zbardhet sa me pare, kurse kryesit e tij te vihen para organeve te drejtesise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›