E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Drita 24 ore, dhe duke blere

Oli Xhilaga

Ky vit ka qene nje vit me drita 24 ore! Keshtu u shpreh dje Kryeministri Sali Berisha, gjate vizites se zhvilluar dje ne qytetin e Elbasanit. Por realizimi i ketij premtimi, edhe pse jo ne menyre perfundimtare, sipas kreut te ekzekutivit, ka kerkuar investime shume te medha ne kete fushe, pasi trashegimia ka qene e varfer. Gjithashtu, Kryeministri Berisha nuk ka vonuar te garantoje ndertimin ne nje kohe sa me te afert te parkut industrial ne Elbasan. Qendrime te tilla, kreu i qeverise i beri te ditura dje gjate inaugurimit per perfundimin e punimeve ne nenstacionin elektrik te ketij qyteti.

"Ky eshte nje investim prej 900 milione leke apo mbi 6 milione euro. Me kete investim stabilizojme parametrat e furnizimit me energji te Elbasanit dhe i paraprijme ndertimit te Parkut te Elbasanit, i cili, sipas vendimit te fundit te qeverise, duhet te ngrihet me shpejtesi, sepse edhe ai eshte nje premtim i im i madh per Elbasanin, nje premtim per te cilin une perseris deri ne realizimin e tij te plote", u shpreh Berisha, gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, pas vendimit te qeverise, hapi i radhes do te jete angazhimi i te gjitha punimeve te nevojshme per shnderrimin e tij ne realitet. Por, njekohesisht, duke e cilesuar si prioritare furnizimin pa nderprerje me energji, kreu i ekzekutivit shprehu gatishmerine e tij dhe te qeverise qe ai drejton per te blere energji per plotesimin e nevojave te qytetareve ne cdo rast, qe ne tregun rajonal do te kete energji. Keshtu, ndalur ne kete moment, Kryeministri Berisha deklaroi se, "deri tani ka pasur 24 ore drita. Ky vit ka qene nje vit me drita 24 ore, rezervat jane te mira, por mund te ishin edhe me te mira. Drita do te kete 24 ore ne cdo rast qe ne tregun rajonal te gjejme energji per te blere". Por, nga ana tjeter, Kryeministri nxori ne pah dhe disa probleme qe pengojne ne plotesimin e nevojshem me energji. "Deri ne plotesimin me burimet tona, do te duhet disa kohe, sepse do te hyje ne prodhim TEC-i i Vlores, HEC-i i Kalivacit, mund te ndermarrim ndonje iniciative tjeter, por me keto cmime stratosferike te naftes sektorit privat edhe mund t`ia ofrosh, por sektori publik eshte e veshtire", beri me dije kreu i kabinetit qeveritar. Por, megjithate, ne vleresimin e kryetarit te mazhorances pergjate qeverisjes se djathte, vendi ka arritur te marre 24 ore drita dhe kjo pervecse eshte merite e kesaj qeverie, eshte dhe realizimi i premtimit elektoral te bere nga kjo mazhorance, perpara se te vinte ne pushtet. "Shqiperia po merr 24 ore drita. Nuk them se eshte zgjidhja perfundimtare, por eshte e sigurt se eshte para perfundimtare. Nga dje deri sot, ne kemi inauguruar objekte te rendesishme per transmetim energjie prej 35 milione eurosh te marra se bashku dhe kemi dhe shume te tjera. Eshte linja e Podgorices, eshte unaza elektrike e jugut, pra kemi investime shume te medha, sepse trashegimia ishte nje fije e holle teli", vuri ne dukje Kryeministri Berisha. Takimet dhe perurimet e bera dje nga kreu i qeverise ishin ne kuader te turit te tij "Shqiperia ne NATO", i cili kishte stacion te radhes pikerisht qytetin e Elbasanit. E ky tur, sikurse dihet, jo ne pak raste ka qene ne qender te kritikave te opozites parlamentare, e cila e ka personifikuar si turi i genjeshtrave te Kryeministrit Berisha. Sidomos bazuar ne premtimet per nevojat kyce per jeten, sic eshte energjia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›