Balla i PS padi ndaj Genc Pollos, për abuzime në tender
TIRANE- Deputeti socialist Taulant Balla depoziton një padi të re në prokurori kundër ministrit të Inovacionit Genc Pollo ku e akuzon atë për abuzime në tenderin për ngritjen e rrjeteve dixhitale tokësore. Balla akuzon Pollon për shkelje të barazisë në tender dhe abuzim.
Pak ditë më parë gjykata Tiranë ka shpallur fajtor deputetin e PS Taulant Balla duke e dënuar me 30 mijë lekë gjobë pas akuzave në Kuvendin e Shqipërisë në tetor të 2011, ku Pollo akuzohej për korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzime me tendera. Pas shpalljes së vendimit ministri Pollo u shpreh i kënaqur në lidhje me vendimin edhe pse sic shprehet ai, “dëmshpërblimi i caktuar nga gjykata ishte i ulët dhe prandaj jodekarajues për shpifës të tjerë si Balla pasi ajo sasi parash do t’i kalojë Kryqit të Kuq Shqiptar.
Për vendimin ka reaguar edhe deputeti socialist, duke e cilësuar këtë një vendim politik të gatuar sic shprehet Balla, në aneksin e kuzhinës së Sali Berishës kundër opozitës.
(m.a/News24/BalkanWeb)