Majko takon Thaçin në Prishtinë, kërkon të marrë nënshtetësinë kosovare
Prishtinë- Deputeti socialist Pandeli Majko ka vizituar sot Psishtinën ku është takuar me kryeminisitrin e saj, zotin Hashk Thaçi.
Duke përfituar nga rasti, Majko ka kërkuar nisjen e procedurave për marrjen e shtetësisë së Kosovës.
Sot pata emocionin e veçantë ti ripërsërisë mikut tim, edhe kryeministrit të shtetit të Kosovës, që të më japi nderin dhe kënaqësinë që shpejt të bëjë procedurat për të marrë shtetësinë e shtetit të Kosovës. Ka shumë qytetarë të Kosovës që duan të jenë shtetas të Shqipërisë, por mos harroni se ka edhe ca në krahun tjetër si puna ime, që këtë anë e konsiderojnë atdheun e tyre, popullin e tyre,- është shprehur Majko.
Ndër të tjera, ashtu siç njoftohet në faqen zyrtare të kryeministrit të Kosovës, Majko-Thaçi biseduan edhe për aktin më të rëndësishëmn të këtyre ditëve në Kosovë, marrëveshjen me Serbinë.
Këtë marrëveshje majko e ka përshëndetur dhe e ka cilësuar si një reflektim edhe për mbarë rajonin.
Është një moment jashtëzakonisht sfidues, por pa dyshim që ka një përkrahje të gjerë të të gjithë klasës politike. … marrëveshja midis Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, është një hap cilësor i cili ka pasur reflektim jo vetëm dhe thjesht në marrëdhëniet në mes të dy shteteve respektive, por edhe në të gjithë rajonit ka ofruar një cilësi të re, pasi marrëdhënia midis shqiptarëve dhe serbëve mbetet marrëdhënia më problematike sot në rajon,- përfundon Majko.