Presidentja argjentinase Kirchner fiton procesin ndaj ''Corriere Della Sera''
ROMË - Presidentja argjentinase, Cristina Fernandez de Kirchner njoftoi se kishte fituar procesin e zhvilluar kundër saj me akuzën e shpifjes ndaj gazetës italiane ''Corriere della sera''.
Presidentja ishte akuzuar nga shteti italian, që ishte bazuar në një lajm të ''Corrire della Sera'', publikuar në vitin 2008, ku tregonte një blerje të dyshuar gjatë zhvillimit të takimit të FAO-s, në qendër të Romës.
''Ky lajm u bë i ditur edhe nga media vendase, që shkruante 'shihni presidenten cinike, që gjatë një takimi kundër urisë, bën njëkohësisht blerje'. U vura në dijeni nga avokatët se drejtësia italiane ka vendosur në favorin tim'', deklaroi Kirchner gjatë një ceremonie në pallatin presidencial të Argjentinës.
''Në gazetën italiane 'Corriere della Sera' shkruhej se kisha qënë në dyqanin e firmës 'Bulgari' dhe kisha blerë nuk e di çfarë'', shtoi ajo.
''Gjykata dënoi me 41 000 euro gazetarin që kishte shkruar artikullin dhe drejtorin e asaj kohe të 'Corriere della Sera'', theksoi presidentja.
''Në Itali mund të përfundosh në burg për këtë, por kërkova që askush mos të përfundonte atje. Drejtësia argjentinase nuk do të arrinte kurrë në një vendim të tillë'', tha Kirchner.
Shuma prej 41 000 euro do t'i dhurohet spitalit të qytetit La Plata.
(m.a/ansa/BalkanWeb)