Këshilltarët e majtë letër Lulzim Bashës: Hap dyert e Këshillit Bashkiak
Tiranë- Këshilltarët socialistë dhe ata të LSI-së kanë firmosur një kërkesë drejtuar kryetarit të Bashkisë për të hyrë brenda ambjenteve të Këshillit Bashkiak për ët vijaur me mbledhjen e ditës.
Më herët, anëtarit të PS-së në Këshillin Bashkiak, Florian Pullazi njoftoi se Bashkia e Tiranës nuk lejon mbajtjen e mbledhjes së parashikuar për ditën e sotme.
Në rendin ëe ditës ishte parashikuar edhe votimi për rrëzimin e Njazi Kosovrastit, dhe emërimit të Aldrin Dalipit në vend të tij.
Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi akuzoi kreun e Bashkisë, zotin Lulzim Basha për bllokim të mbledhjes së këshillit. Në rrjetin social Twitter ai shkruan se Basha ka ndërruar natën bravën e sallës së KB.
Të arrinte deri këtu Basha sa të nderonte natën bravën e sallës së KB, të bllokonte tel e këshillit, të ndërronte pasë e kompjuterit të KB. Turp. Të bëjmë dhe njëherë thirrje ruaj qetësinë pranoje shumicën mos e përjeto kaq me dhimbje këtë situatë. Ka një shumicë të re për qytetarët!- shkruan Dalipi.
Sipas tij, grupet e PS dhe të LSI i bëjnë thirrje Bashës të mos e tensionojë situatën, duke i kujtur se është në sytë e qytetarëve, mediave dhe faktorit ndërkombëtar.
Rreth bashkisë forca të shumta të policisë bashkiake. Do mbrojnë bashkinë nga këshilltarët? Përgjegjësia për cdo akt të nxituar e L.Bashës- shkruan ai.