E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balla me Policinë e Durrësit: Rritja e besimit të publikut te ju, detyrë emergjente

“Rritja e besimit të publikut te Policia, është detyrë emergjente”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Beratit.

 “Rritja e besimit të publikut te Policia është një detyrë emergjente e një proces aspak i lehtë, që kërkon kohën e vetë. Çelësi i suksesit është krijimi i një fryme skuadre dhe ndershmëria në radhët e policisë”, tha ministri.

Sa i përket procesit të luftës ndaj fenomeneve të korrupsionit apo të paaftësisë profesionale, Ministri u shpreh se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces i cili po hyn në  një fazë të re.

“Që ditën e parë në këtë detyrë kam ardhur me vetëdijen se suksesi në punën time është i pamundur pa drejtuesit dhe punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Krijimi i një fryme skuadre në luftën për përmbushjen e objektivave të këtij sektori është baza e suksesit që synoj. Dita duket që në mëngjes. Ka filluar të duket qartë se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili po hyn në një fazë të re”, tha ai.

Në lidhje me perceptimin e publikut ndaj punës së policisë, Balla nënvizoi se njerëzit gjykojnë veprat, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve, të tregohen mbështetës të Policisë.

“Njerëzit nuk na gjykojnë nga ato që themi, por nga veprimet që bëjmë, shembulli që japim, modeli që krijojmë. Ndërtimi i besimit te Policia e Shtetit është detyrë emergjente, por edhe një proces jo i lehtë. Dua t’i bëj një thirrje çdo qytetari sot nga Berati: – kini besim!”, përfundoi Ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›