E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla në Barcelonë për zgjedhjet

Internacionalja Socialiste ka marrë dje në analizë gjatë punimeve të saj në Barcelonë edhe zhvillimet e fundit në Shqipëri. Komiteti për Mesdheun drejtohet nga Partia Socialiste spanjolle e Kryeministrit Zapatero. Komiteti, siç njoftohet, do të miratojë një deklaratë për situatën politike në Shqipëri. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe një delegacion nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Deputeti Taulant Balla mësohet se do të prezantojë qëndrimin e Partisë Socialiste në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit dhe me Kuvendin e Shqipërisë. Prej vitesh partia kryesore e së majtës në vendin tonë është pjesë e Internacionales Socialiste Europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›