Vasili: Shumica e mjekëve të familjes dhe infermierët, të paaftë
Vitin e ardhshëm, të gjithë mjekët, infermierët, stomatologët dhe farmacistët do të duhet të marrin licencë për të vazhduar ushtrimin e profesionit. Puna e tyre nuk do të mbarojë me përfundimin e fakultetit, por edhe me specializime e kualifikime të mëtejshme. Madje ato do të jenë treguesit kryesorë në testimin e aftësive të punonjësve të shëndetësisë në të ardhmen.
Ky certifikim do të behet 1 herë në 5 vjet dhe numri i krediteve do të vijë duke ndryshuar. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, deklaroi dje se në radhët e shëndetësisë ka shumë punonjës të paaftë, të cilët janë mjaftuar vetëm me librat e shkollës dhe nuk shfrytëzojnë literaturë. "Njerëz të pakualifikuar dhe pa nivelin e duhur të dijeve nuk kanë vend në sistemin tonë", u shpreh Vasili.
Po ashtu, në tre nga pikat kryesore ku do të fokusohen projektet e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas Vasilit thuhet:
"Mjekët e familjes dhe infermierët e mamitë që punojnë në kujdesin shëndetësor parësor duhet të shikohen me prioritet për dy arsye kryesore: së pari ata janë pika e parë e kontaktit të popullatës me shërbimet shëndetësore dhe së dyti formimi i tyre bazë mjekësor ka mangësi të theksuara, sepse specializimi në mjekësinë familjare dhe shkollat universitare për infermierët janë ngritur relativisht vonë. Shumica e mjekëve që punojnë si mjek familjeje dhe shumica e infermierëve nuk e kanë formimin e duhur bazë". Gjatë një viti, mjekët do të paraqesin dosjet e tyre me kurset, trajnimet, botime, artikuj shkencorë. Nëse nuk arrijnë t‘i marrin kreditet e duhura, atëherë do t‘i nënshtrohen dy provimeve dhe nëse nuk i kalojnë këto teste atëherë do të zgjidhin kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë.
"Certifikimi i profesionistëve në fushën e shëndetësisë nuk do të shihet më si një çështje fakultative, por si detyrim moral profesional tashmë dhe shtetëror", sqaroi dje ministri i Shëndetësisë gjatë një takimi me grupe specialistësh. Në këtë tryezë u diskutua draft dokumenti rregullator për certifikimin e profesionisteve të shëndetësisë.
Sipas specialistëve, certifikimi do të kryhet nga Bordi Kombëtar i Akreditimit dhe Certifikimit, që do të kryesohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ky bord do të vendosë për procedurat dhe sanksionet. Ky certifikim do të zgjasë në cikle 5-vjeçare. Gjatë kësaj periudhe një mjek, farmacistë apo dentistë, duhet të grumbullojnë 150 kredite që do të vlerësohen në bazë të punimeve shkencore, literaturës, work shopeve brenda dhe jashtë vendit.
Dje specialistët diskutuan edhe për idenë e krijimit të një regjistri elektronik kombëtar, për të gjithë punonjësit e shëndetësisë.