E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla në Bruksel,konsulta për aplikimin në BE

Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Integrimin Europian
në Partine Socialiste Taulant Balla gjatë një vizite në
Bruksel dhe Strasburg zhvilloi takime me përfaqësues të Komisionit
Europian dhe anëtarë të Parlamentit Europian lidhur me mundësinë e
paraqitjes së aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat
për anëtarësim në Bashkimin Europian. Qëllimi i kësaj vizite, sipas deputetit Balla, ishte konsultimi me Komisionin dhe Parlamentin Europian, nëse Shqipëria duhet të aplikojë para ose pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas deputetit, është shumë e rëndësishme të kuptojmë që aplikimi për statusin e vendit kandidat nuk duhet përdorur si një instrument elektoral. Standardi i zgjedhjeve përbën një detyrim dhe kriter të rëndësishëm për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë."Gjithashtu Bashkimi Europian ka një axhendë shumë të ngjeshur politike për shkak të krizës ekonomike, zgjedhjeve europiane në fillim të muajit Qershor, zgjedhja e Presidentit të ri të Komisionit dhe kolegjit", theksoi deputeti socialist lidhur me mundësinë e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.Gjatë vizitës në Strasburg zoti Balla pati takime me zëvëndës presidentët e Parlamentit Europian Alejo Vidal Quadras (PPE) dhe
Kristian Vigenin (PSE) . Gjithashtu Balla u takua me
eurodeputetët Doris Pack, Hannes Sëoboda, Vicotor Bostinaru etj.
Ndërsa në Bruksel Balla zhvilloi takime me anëtarë të Komisionit
Europian: me komisionerin Orban, me Drejtoreshën e Njësisë për
Shqipërinë dhe Malin e Zi znj. Marta Garcia Fidalgo dhe përfaqësues të
tjerë të Drejtorisë për Zgjerimin.Një çështje shumë e rëndësishme e diskutimeve si në Strasburg ashtu edhe në Bruksel ishta liberalizimi i vizave me vendet schengen. "Menjëherë pas 28 qershorit qeveria e re do të intensifikojë hapat me qëllim përmbushjen e plotë të detyrimeve. Kështu që do të jetë plotësisht e mundur marrja e vendimit për liberalizimin e vizave brenda këtij viti, ndërsa 2010 të jetë viti i realizimit të lëvizjes së lirë për shqiptarët në hapësirën europiane".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›