PDK: Opozita po manipulon me tragjedine e Gerdecit

Tiranë, 14 mars, 12:16, NOA – Opozita është duke abuzuar me tragjedinë e Gërdecit, për ta përdorur atë politikisht sidomos tani në prag të zgjedhjeve elektorale.
Një deklaratë e tillë mbërriti dje nga selia e Partisë Demokristiane, nga deputeti i saj, Jak Ndokaj.
Sipas tij, duhet që qeveria të eleminojë pasojat e tragjedisë së Gërdecit.
"Nuk duhet të ketë më presion mbi Prokurorinë", tha deputeti demokristian ndër të tjera. Ai shtoi se janë institucionet e drejtësisë ato që duhet të përgjigjen për ngjarjen e rëndë të 15 marsit dhe jo të përdoret si kapital politik nga forcat e ndryshme.
“Të mbështetet pavarësia e institucioneve”, ka përfunduar deklaratën përfaqësuesi i PDK-së.