E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, qeveria kokëfortë

Tiranë - Të kota janë argumentat dhe propaganda e qeverisë për rritjen ekonomike, sepse sot realisht në Shqipëri ka krizë e për rrjedhojë varfërim të familjeve shqiptare. Kështu deklaroi nënsekretari I programit të PS-së, Ervin Bushati. Përmes një deklarate ëpr shtyp, ai akuzoi qeverinë se sot familja shqiptare jeton më keq kur ulen me 30% importet dhe konsumi në treg; ka krizë sepse cilësia e ushqimeve dhe mallrave që sot importohen është në rënie të ndjeshme; ka krizë varferie kur përgjysmohen dërgesat e emigrantëve në ndihmë të shtëpive të tyre.

Sipas tij, në Shqipëri ka një krizë, kur 90% e investimeve në vend prej 2 vitesh zhduken vetëm në një vend: në rrugën Rrëshen – Kalimash. “Të gjitha paratë që investohen në këtë rrugë, nuk shpërndahen në mirëqenie në familjet shqiptare.
Ka një krizë varfërie kur këto investime nuk shkojnë për të rritur mirëqenien dhe punësimin e shqiptarëve. Ekonomia që zhurmon, cdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve, qeveria nuk arrin të kthehet në mirëqenie për familjet shqitare, sepse ajo ekonomi anon vetëm në interes dhe në funksion të interesave të ngushta personale dhe elektorale.”, tha ai.

Teksa shpjegoi arsyet se pse qeveria e mohon këtë krizë, Bushati tha se “Arsyeja pse qeveria është në pozicion mohues, është se ajo nuk merr masat e duhura që sugjeron cdo organizëm i huaj dhe i brendshëm për të nxjerrë nga varfëria familjen shqiptare në kohën e duhur. Edhe katër vjet të tjera me një qeveri kokëfortë, të paaftë dhe të shurdhët përballë gjithë rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë, shqiptarët dhe Shqipëria nuk mund të vazhdojnë më”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›